Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga shembja e ndërtesës në Florida

Amerika

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga shembja e ndërtesës në Florida

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:01
Shembja e ndërtesës në Sërfsajd të Floridës.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe të banimit, në Florida të SHBA-së.

Incidenti ndodhi të enjten në qytetin Sërfsajd, pranë Majamit.

Autoritetet thanë se një person është gjetur i vdekur dhe së paku 99 figurojnë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit, duke përdorur mjete të rënda, nxorën së paku 35 njerëz nga rrënojat.

Ende nuk dihet se sa njerëz kanë qenë në ndërtesë në kohën e incidentit.

Image
Një pjesë e shembur e ndërtesës 12-katëshe.

Disa migrantë nga Amerika Latine u raportuan të zhdukur nga konsullatat e tyre.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili vizitoi vendin e ngjarjes, tha se ekipet e shpëtimit janë duke bërë gjithçka të mundur për të shpëtuar jetë.

Kryebashkiaku i qytetit Sërfsajd, Charles Burkett, e përshkroi ngjarjen si të “frikshme”.

Shkaqet e shembjes së ndërtesës janë ende të paqarta.

Presidenti amerikan, Joe Biden, premtoi ndihmë federale nëse guvernatori e kërkon një të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat