Presidenti Biden shkarkon komisionerin e Sigurimeve Shoqërore

Amerika

Presidenti Biden shkarkon komisionerin e Sigurimeve Shoqërore

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 01:16
Joe Biden

Presidenti Joe Biden shkarkoi të premten komisionerin e Administratës së Sigurimeve Shoqërore pasi zyrtari refuzoi të jepte dorëheqjen dhe pranoi dorëheqjen e zëvendës komisionerit të kësaj agjencia, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden i kërkoi Komisionerit Andrew Saul të jepte dorëheqjen dhe ai u shkarkua pasi refuzoi kërkesën e presidentit demokrat, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Nënkomisioneri David Black ra dakord të japë dorëheqjen, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Të dy zyrtarët ishin vendosur në këto poste nën ish Presidentin Donald Trump.

Presidenti Biden emëroi Kilolo Kijakazi si ushtrues detyre të komisionerit ndërsa administrata kërkon një kandidat për komisioner dhe nënkomisioner të përhershëm.

Zoti Kijakazi aktualisht është nënkomisioner për pensionet dhe politikën për aftësitë e kufizuar në Administratën e Sigurimeve Shoqërore.

Largimi i zotit Saulit erdhi pas një opinioni ligjor të hartuar nga Departamenti i Drejtësisë që arrin në përfundimin se ai mund të shkarkohej, pavarësisht një rregulloreje që thotë se zyrtari mund të pushohej nga puna vetëm për neglizhim të detyrave të tij ose keqpërdorim të postit.

Opinioni - i hartuar me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë - arriti në përfundimin se një rivlerësim bazuar në një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë do të thoshte se zoti Sauli mund të pushohej nga puna nga presidenti nëse ai dëshironte ta bënte një gjë të tillë. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat