SHBA, rastet po rriten tek zonat më kokëforte në hezitimin ndaj vaksinave

Amerika

SHBA, rastet po rriten tek zonat më kokëforte në hezitimin ndaj vaksinave

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:59
SHBA

SHBA ende po lufton me hezitimin ndaj vaksinave dhe po sheh rritje të madhe të rasteve në zonat më kokëforta.

Në Mobile County, Alabama rastet janë rritur me 400% në një muaj, njoftoi CNN.

Sipas zyrtarëve, vetëm një e katërta e banorëve janë vaksinuar plotësisht krahasuar me pothuajse gjysmën e popullsisë së përgjithshme të SHBA.

Ndërsa ata i bënë thirrje kujtdo që është vaksinuar të flasë me njerëz që e dinë se hezitojnë, guvernatorja e Arkansasit, një shtet tjetër i jugut, ka dalë në turne, duke u përpjekur të bindë personalisht komunitetet.

Asa Hutchinson ka mbajtur takime për të dëgjuar shqetësimet nga skeptikët ndaj vaksinave dhe kundër dezinformimit.

Vetëm rreth një e treta e popullsisë së Arkansasit është vaksinuar. Ajo ka më shumë raste për frymë në SHBA, ku 1,342 u raportuan të premten. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat