Dhjetëra persona po trajtohen pas rrjedhjes kimike në parkun e ujërave të Teksasit

Amerika

Dhjetëra persona po trajtohen pas rrjedhjes kimike në parkun e ujërave të Teksasit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Një rrjedhje kimike në një park ujor në zonën e Hjustonit dhjetëra personave u shkaktoi irritime të lëkurës dhe vështirësi në frymëmarrje.

29 persona u dërguan në spitalet lokale pas incidentit dhe 39 të tjerë nuk pranuan të marrin trajtim mjekësor në spital, shkruan AP.

Në mesin e të sëmurëve ka pasur edhe fëmijë, përfshirë një 3-vjeçar që është trajtuar në spital, por gjendja shëndetësore e të cilit është stabile.

Kimikatet që shkaktuan këtë problem përmbanin tretësirë ​​hipokloriti dhe 35 përqind acid sulfurik.

Autoritetet po hetojnë shkakun e incidentit, për të cilin ata thanë se ishte në një atraksion në park.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat