VOA: Aleati i ish presidentit Trump nën arrest për lobim të paligjshëm

Amerika

VOA: Aleati i ish presidentit Trump nën arrest për lobim të paligjshëm

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 22:33
Thomas Barrack

Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald Trump, i cili mbikqyri fondin për inaugurimin e tij, është arrestuar nën akuza që përfshijnë lobim të paligjshëm të huaj dhe pengim të drejtësisë, tha të martën Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Barrack akuzohet për mbrojtje të paligjshme të interesave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu pretendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Barrack, 74, është një aleat i vjetër i zotit Trump dhe themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat