​Rritje rekorde e të infektuarve nga COVID-19 në Kaliforni

Amerika

​Rritje rekorde e të infektuarve nga COVID-19 në Kaliforni

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 20:55
Kaliforni

Një rritje rekord e infektimeve të reja po godet sistemin e kujdesit shëndetësor në Kaliforni, duke i shtyrë shtrimet në spitalet COVID-19 në nivele që nuk janë parë që nga fillimi i pranverës.

Në të gjithë vendin, numri i pacientëve me COVID-19 në spital u dyfishua në muajin e fundit dhe numrat janë përshpejtuar më tej në dy javët e fundit.

Rritjet e fundit konfirmojnë se gati të gjithë personat e sëmurë rëndë nga COVID-19 në këtë pikë janë të pavaksinuar.

“Kjo është një pandemi e të pavaksinuarve”, tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, në një konferencë për shtyp.

“Kështu, nëse ju intereson të ktheheni në normalitet një herë e përgjithmonë, ju lutemi që të vaksinoheni”, theksoi ai.

Fakti që rreth 52 % e të gjithë kalifornianëve janë tashmë të vaksinuar plotësisht vendos një tavan për sa persona mbeten të ekspozuar ndaj infeksionit të mundshëm.

Nga 22 qershori deri më 6 korrik, numri ditor i pacientëve COVID-19 të shtruar në Kaliforni u rrit nga 978 në 1 228, një rritje me gati 26 %, sipas të dhënave shtetërore.

Gjatë dy javëve të fundit, numërimi ditor u rrit me 76 % shtesë, duke arritur në 2 164 që nga e hëna.

Njësitë e kujdesit intensiv (ICU) të Kalifornisë gjithashtu po mbushen.

Që nga e hëna, 552 individë pozitivë me COVID-19 ishin në ICU në të gjithë vendin, më shumë se dyfishi i totalit një muaj më parë.

Shifrat e fundit janë ende të ulëta në krahasim me kulmin e valës së fundit, kur më shumë se 21 000 pacientë COVID-19 ishin të shtruar në spitale dhe gati 4 900 të tjerë ishin në ICU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat