Të shtëna me armë në Uashington

Amerika

Të shtëna me armë në Uashington

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 08:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person i armatosur ka hapur zjarr jashtë një restoranti në një zonë të pasur të Uashington DC, rreth një milje (1.5 km) nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas mediave të huaja, ata që po ushqeheshin në tryezat e jashtme vrapuan për tu “mbuluar” ndërsa u dëgjuan më shumë se 20 të shtëna.

Dëshmitarët thanë se personi i armatosur u largua me makinë pasi qëlloi drejt një restoranti meksikan në zonën e Logan Circle.

Si pasojë, dy persona u qëlluan dhe policia lokale beson se njëri prej tyre ishte shënjestra e synuar e sulmit.

Ndërsa normat e krimeve më të dhunshme janë ulur, sulmet me armë janë në rritje – jo vetëm në Uashington DC, por në shumë qytete amerikane, shkruan BBC.

Sipas statistikave të krimeve në Washington DC, shkalla e sulmeve të kryera me armë është rritur çdo vit që nga viti 2018. Deri më tani, 471 sulme me armë janë raportuar në vitin 2021. Deri në këtë kohë, vitin e kaluar kishte pasur 434 të tilla.

Sidoqoftë, shumica e dhunës me armë në Uashington është përqendruar në pjesët më të varfëra të qytetit, në rrethet Juglindore dhe Veri Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat