Los Anxheles rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë prek të pavaksinuarit

Amerika

Los Anxheles rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë prek të pavaksinuarit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:20
Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të ishin të detyruar të mbanin sërish maskat në rast se rriten numrat e infektimeve, u përgjigj se administrata që ai drejton do të ndiqte rekomandimet shkencore. Biden e vuri theksin tek fakti që infektimet e reja po shfaqen te ata njerëz që nuk e kanë marrë ende vaksinën.

“Ne ndjekim shkencën dhe rekomandimet e ekspertëve. Po vërejmë një valë të re pandemie tek personat e pavaksinuar. Nëse je vaksinuar, atëherë je i sigurt. Nëse ke marrë vaksinën, atëherë ti ke 98% mundësi të mos infektohesh. Por dhe nëse infektohesh, nuk do të të duhej të shtroheshe në spital, mbase nuk do të kesh as shenja të virusit. Vaksinat janë të efektshme ndaj të gjitha varianteve, përfshi edhe atij Delta”, tha presidenti Biden.

Komentet e Biden erdhën në një kohë kur infektimet janë në rritje në disa shtete. teksa fushata e vaksinimit ka nisur të ngadalësohet për shkak të dezinformimit dhe skepticizmit rreth vaksinave.

Qytetarët amerikanë e mirëpriten heqjen e kufizimeve, përfshi dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës, por javën që shkoi autoritetet në Los Anxheles rivendosën mbajtjen e maskës në ambientet publike pas alarmit të transmetueshmërisë së lartë të variantit Delta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat