Vendimi i gjykatës shton një problem të ri për përfituesit e DACA-s

Amerika

Vendimi i gjykatës shton një problem të ri për përfituesit e DACA-s

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:17
Gjykata e Lartë

Pas vitesh të tëra në Shtetet e Bashkuara e në mungese të një plani për qëndrimin e përhershëm të tyre, emigrantët e sjellë në mënyrë të paligjshme Amerikë në moshë të mitur thonë për Zërin e Amerikës se ata janë të rraskapitur dhe zemërthyer me vendimin e një gjykate, e cila kohët e fundit vendosi kundër një programi që parandalon dëbimin e tyre.

Javën e kaluar një gjykatës federal në Teksas tha se ish-administrata Obama e tejkaloi autoritetin e saj me krijimin e programit DACA në vitin 2012.

"Sado popullor të jetë ky program, pikënisja e tij duhet të ishte dhe është Kongresi", shkruante gjykatësi Andrew S. Hanen në vendimin e tij, i cili bllokoi regjistrimet e reja në kuadër të këtij programi.

Ndërsa vendimi nuk ka ndikim të menjëhershëm tek përfituesit aktualë të DACA-s dhe ka të ngjarë të apelohet, ai rrezikon megjithatë mbështetjen e një programi që ka shërbyer si “litar shpëtimi” për rreth 650,000 emigrantë të rinj që po kërkojnë me dëshpërim për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

Në vendimin e gjykatësit federal të Teksasit thuhet se ish-Presidenti Obama e krijoi në mënyrë të paligjshme DACA-n, me një akt ekzekutiv.

Ndërkohë, Kongresit vazhdon të mos gjejë gjuhen e përbashkët për një rruge ligjore qëndrimi për ata që janë sjellë në SHBA në moshë të mitur, një situatë që nxiti krijimin e DACA-s me urdhër ekzekutiv.

Përfituesit e DACA-s, shumë prej të cilëve për vite me rradhë kanë bërë fushatë të fortë që Kongresi të veprojë mbi këtë çështje, thonë për Zërin e Amerikës se ndihen të lodhur nga pikëpamja mendore dhe emocionale, ndërsa druhen për të ardhmen e tyre. Administrata Biden ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin dhe po bën gjithashtu presion ndaj Kongresit që udhëhiqet nga demokratët, që të veprojë.

Në mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një ligj që krijoi një rrugë drejt shtetësisë për përfituesit e DACA-s, por Senati ende nuk ka vepruar.

Aktivistët që mbrojnë të drejtat e imigrantëve shpresojnë të shtojnë një dispozitë në një projektligj masiv shpenzimesh, që demokratët synojnë ta miratojnë këtë vit, me synimin për të mbrojtur përfituesit e DACA-s, të njohur ndryshe si ëndërrimtarët./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat