CDC rekomandon mbajtjen e maskës edhe për ata që kanë bërë vaksinën

Amerika

CDC rekomandon mbajtjen e maskës edhe për ata që kanë bërë vaksinën

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 00:45
CDC

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ndryshoi disa udhëzimeve në lidhje me mbajtjen e maskave. CDC njoftoi rekomandimet e reja të martën, sipas të cilave, edhe njerëzit e vaksinuar duhet që të mbajnë maska në ambjentet e brendshme në pjesët e Shteteve të Bashkuara, ku rastet e koronavirusit janë në rritje.

Shkencëtarët përmendën informacionet e reja në lidhje me aftësinë e variantit Delta për t'u përhapur midis njerëzve të vaksinuar.

CDC gjithashtu rekomandoi mbajtjen e maskave në ambjentet të brendshme për të gjithë mësuesit, personelin, nxënësit dhe vizitorët në shkolla, pavarësisht nëse ata janë të vaksinuar apo jo.

Udhëzimi i ri pason vendimet e fundit të ndërmarra në Los Anxhelos dhe Sejnt Luiz për të kthyer në fuqi rregullin për mbajtjen me detyrim të maskave në ambjente të mbyllura për shkak të rritjes së rasteveme COVID-19 dhe shtrimeve në spital që kanë qenë veçanërisht të rënda në jug të vendit. /VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat