Tërmeti me magnitudë 8.2 në Alaskë, banorët nisin të ngjiten drejt maleve

Amerika

Tërmeti me magnitudë 8.2 në Alaskë, banorët nisin të ngjiten drejt maleve

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:40
Alaska

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 8,2 i shkallës rihter, ka goditur Alaskën në orët e vona të së mërkurës.

Menjëherë pas tërmetit, autoritetet kanë dhënë alarmin për cunam.

Ndërkohë, goditja e parë e fuqishme është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera, ku dy më të fortat ishin 6,2 dhe 5,8.

Policia këshilloi banorët në ishullin Kodiak të ngjiten në terrene të larta për më shumë siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat