Kongresi udhëron Trumpin që t’ia dorëzojë dokumentet për kthimin e taksave

Amerika

Kongresi udhëron Trumpin që t’ia dorëzojë dokumentet për kthimin e taksave

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:03
Donald Trump

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara e ka urdhëruar Shërbimin për të Ardhura të Brendshme që t’ia dorëzojë Kongresit dokumentet e kthimit të taksave për ish-presidentin Donald Trump.

Ky vendim duket se i dha fund një lufte të gjatë ligjore rreth dorëzimit të këtyre dokumenteve dhe shihet si goditje e rëndë ligjore për ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC..

Ndonëse nuk kërkohet me ligj, secili president amerikan, nga viti 1976, përpos Trumpit, i ka publikuar dokumentet rreth kthimit të taksave.

Vetë Trumpi ende nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi, ndërsa republikanët e dënuan vendimin, duke e përshkruar si të motivuar politikisht.

Kur ishte president, Trumpi vazhdimisht thoshte se është në auditimin e Shërbimit për të Ardhura të Brendshme, prandaj nuk mund t’i publikonte dokumentet për kthimin e taksave, ndonëse ky institucion kishte thënë se auditimi nuk e ndalon publikimin e të dhënave.

Vendimin e Departamentit të Drejtësisë e përshëndeti demokratja Nancy Pelosi, e cila njihej si një ndër kritiket më të fuqishme të ish-presidentit Trump gjatë mandatit të tij. Ajo tha: “Populli amerikan meriton t’i dijë faktet e konflikteve të tij dhe minimin e sigurisë e demokracisë sonë kur ishte president.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat