Gjykatësja e shkarkuar, e dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit

Amerika

Gjykatësja e shkarkuar, e dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:50
Wendelle Coq-Thelot, Jovenel Moise

Policia e Haitit të premten hodhi akuza të reja ndaj një ish-gjykatëse të Gjykatës Kushtetuese rreth lidhjeve të saj me vrasjen e Presidentit Jovenel Moise këtë muaj, duke thënë se ajo ishte takuar me disa mercenarë kolumbianë, të cilët akuzohen për vrasjen e të parit të shtetit.

Vrasja e presidentit e ka futur në kaos edhe më të thellë Haitin, një ndër shtetet më të varfra në botë, dhe ka nxitur kërkim ndërkombëtar të mercenarëve dhe organizatorëve të këtij krimi në të dy Amerikat.

Policia e Haitit më herët këtë javë lëshoi fletarrestim për zonjën Wendelle Coq-Thelot, ish-gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese, e cila ishte shkarkuar bashkë me dy gjykatës të tjerë në shkurt të këtij viti, kur presidenti tashmë i ndjerë kishte dyshuar se kundër tij po përgatitej një puç.

Vendndodhja e të dyshuarës nuk dihet dhe ajo ka qenë e paqasshme për të dhënë ndonjë koment, shkruan agjencia Reuters.

Mercenarët kolumbian dhe haitiano-amerikanët e arrestuar pas vrasjes së presidentit kanë thënë se janë takuar me ish-gjykatësen Coq-Thelot, sipas inspektores së përgjithshme, Marie Michelle Verrier.

“Disa prej tyre kanë lënë të kuptohet se kanë qenë dy herë në shtëpinë e zonjës Coq-Thelot. Këta njerëz kanë dhënë hollësi të dokumenteve të nënshkruara gjatë takimeve në shtëpinë e saj”, tha inspektorja Verrier.

Ajo gjithashtu njoftoi se policia i ka bastisur shtëpinë kryesore dhe disa rezidenca të tjera të ish-gjykatëses së dyshuar si dhe i ka publikuar njoftimet për kërkimin e saj nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat