Shteti që po ofron 100 dollarë për vaksinim me dozën e parë

Amerika

Shteti që po ofron 100 dollarë për vaksinim me dozën e parë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 23:30
Minnesota

Minnesota i është bashkuar planit të administratës së presidentit Joe Biden për shpërblimin me nga 100 dollarë për të gjithë ata që vaksinohen deri në mesin e muajit gusht. Presidenti amerikan ka bërë të ditur se shpërblimi do të jetë pjesë e masave të reja për miliona punëtorë federalë teksa e ka cilësuar si “tragjedi amerikane” vdekjen në mesin e njerëzve të pavaksinuar.

Nga e premtja banorët e pavaksinuar të Minesotas prej moshës 12-vjeçare që kanë marrë dozën e parë, janë shpërblyer me një çek prej 100 dollarësh.

Ata mund të vaksinohen në spitale, barnatore dhe qendra të tjera të vaksinimit. Në javët e fundit, SHBA-ja është shqetësuar me ngrijten e madhe të rasteve në mesin e të pavaksinuarve. Eksperti i sëmundjeve ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se shteti është nisur në drejtim të gabuar. Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit. Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat që janë vaksinuar plotësisht. Situata me koronavirus në SHBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat