Fauci paralajmëron rrezikun nga shtimi i rasteve me koronavirus

Amerika

Fauci paralajmëron rrezikun nga shtimi i rasteve me koronavirus

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive po paralajmëron se më shumë "dhimbje dhe vuajtje" do të pasojnë ndërsa përsëri po shtohet numri i rasteteve me COVID-19 mes thirrjeve të zyrtarëve që amerikanët e pavaksinuar të imunizohen.

Image
Dr. Anthony Fauci

 

Duke folur në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC, Dr. Anthony Fauci tha se nuk parashikon mbyllje të tjera në vend pasi beson se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë vaksinuar për të shmangur përsëritjen e situatës së dimrit të kaluar. Por ai tha gjithashtu se nuk janë vaksinuar aq njerëz sa duhet për të "ndalur shpërthimin e infektimeve."

Image
Dr. Francis Collins

Aktualisht, 58% e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht. Po të dielën, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Dr. Francis Collins, tha në rrjetin televiziv CNN se gjatë dy javëve të fundit vaksinimet janë rritur me rreth 56%./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat