Fauci bën paralajmërimin e fortë: Gjërat janë duke u përkeqësuar

Amerika

Fauci bën paralajmërimin e fortë: Gjërat janë duke u përkeqësuar

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 21:31
Anthony Fauci

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fauci ka paralajmëruar se vala e fundit e COVID-19, në SHBA do të përkeqësohet por këmbënguli se nuk pret rritje të rasteve që mund të nxisin një urdhër për izolim të ri.

Fauci ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë shumë që të zbresin lakoren, që së fundmi ka shpërthyer si rezultatet e variantit të ri Delta.

“Gjërat janë duke u përkeqësuar. Megjithatë nuk besoj se do të ketë izolim. Kemi mjaft raste, por jo mjaftueshëm që vendi të mbyllet sërish”- tha Fauci për televizionin amerikan ABC.

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar në 10 ditët e fundit. E Fauci duket se nuk është i kënaqur me numrin e amerikanëve që janë vaksinuar kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat