​SHBA përmbush synimin e Biden, me 70% të të rriturve që morën një dozë të vaksinës

Amerika

​SHBA përmbush synimin e Biden, me 70% të të rriturve që morën një dozë të vaksinës

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara arritën sot shkallën prej 70 për qind të të rriturve që morën të paktën një dozë të vaksinës kundërCOVID-19 gati një muaj më vonë se afati i caktuar nga presidenti Joe Biden për të arritur këtë objektiv.

Të dhënat nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore e shëndetit publik në SHBA, tregojnë se 60.6 për qind e të rriturve dhe 49.7 për qind e popullsisë së përgjithshme janë plotësisht të vaksinuar.

Joe Biden fillimisht vendosi një objektiv prej 70 për qind të vaksinuar deri më 4 korrik, dita e festës federale amerikane, si një simbol i fitores mbi pandeminë.

SHBA ka parë një rritje të normave të vaksinimit javët e fundit në zonat e goditura nga vala e fundit e COVID-19 e shkaktuar në një pjesë të madhe nga shfaqja e një varianti delta shumë ngjitës.

Vende të tilla si Arkansas, Misuri, Luiziana dhe Florida kanë parë rritje të madhe të normave të vaksinimit.

Numri mesatar i rasteve ditore në nivel kombëtar tani ka tejkaluar 60.000 dhe po rritet me shpejtësi.

Autoritetet shëndetësore federale aktualisht po shqyrtojnë mundësinë e dhënies së një doze të tretë për disa grupe, siç janë ata me sistem imunitar të dobësuar.

CDC gjithashtu rekomandon përsëri mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura në zona me rrezik të lartë, edhe për ata që janë vaksinuar, pasi analiza paraprake ka treguar se individët e vaksinuar pozitivë për variantin delta mund të transmetojnë virusin te të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat