SHBA: Rritet numri i vaksinimeve

Amerika

SHBA: Rritet numri i vaksinimeve

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 09:34
Ilustrim

Shkalla e vaksinimeve në Shtetet e Bashkuara po vazhdon të rritet, kjo po shihet si shenjë pozitive pas rritjes së rasteve dhe shtrimeve në spital si pasojë e vaksinimeve të vonuara.

Mbi 660 mijë vaksinime janë bërë për shtatë ditë më radhë. Nëse SHBA do të vazhdonte vaksinimin me ritmin e njëjtë sikurse në muajin prill, do të duheshin vetëm një muaj e gjysmë që të vaksinohen të gjithë njerëzit. Sipas të dhënave të CDC deri më tani 49.6 përqind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, raporton CNN.

Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, Francis Collins, po shpreson se rritja e rasteve të reja me variantin Delta do të ju ndryshoj mendjen e njerëzve për të marrë vaksinën.

Njëzet shtete deri më tani kanë vaksinuar plotësisht më shumë se gjysmën e banorëve të tyre, duke përfshirë Kolorado, Konektikat, Havai, Maine, Maryland, Massachusetts, Minesota, New Hampshire, New Jersey, New Mexico, New York, Oregon, Rhode Island, Vermont, Virginia dhe Washington.

Nga ana tjetër, shtetet me përqindjen më të ulët të vaksinimit janë Alabama me 34 përqind dhe Misisipi me 35 përqind të banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat