​Të shtëna para Pentagonit

Amerika

​Të shtëna para Pentagonit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Pentagoni është "mbyllur" dhe stafi nuk lejohet të dalë jashtë kompleksit, për shkak të të shtënave që ndodhën përpara, në stacionin kryesor të autobusit.

Sipas CNN, kjo është një ndalesë me disa linja dhe mijëra punonjës të Pentagonit kalojnë çdo ditë.

"Aktualisht, ne kemi konfirmuar se Pentagoni është mbyllur. Kishte një incident në qendrën e transitit të Pentagonit," tha zëdhënësi i sigurisë Chris Layman.

Ai deklaroi se "incidenti" ishte në vazhdim, se zona nuk ishte e sigurt dhe u bëri thirrje njerëzve që ta shmangin atë. Ai nuk donte të komentonte nëse kishte të lënduar apo sulmues.

Shërbimi Zjarrfikës Arlington postoi në Twitter se ata hasën në "më shumë pacientë" ndërsa reagonin ndaj një "incidenti të dhunës aktive" në zonën e Pentagonit. Më shumë detaje rreth pacientëve nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat