Shkon mbi 255 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Meksikë

Amerika

Shkon mbi 255 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Meksikë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 07:21
Ilustrim

Ka shkuar mbi 255 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Meksikë. Me këto shifra Meksika renditet e dyta pas Brazilit si vendi më i prekur nga pandemia.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 986 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 255.452, ndërsa me 21.250 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 3.271.128.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2.607.633.

Për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve në javët e fundit në Meksikë normat e kapaciteteve të kujdesit intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat