Uragani “Ida” godet New York, arrin në 25 numri i viktimave

Amerika

Uragani “Ida” godet New York, arrin në 25 numri i viktimave

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 22:35
New York

New York shpalli gjendjen e emergjencës me afrimin e uraganit të fuqishëm Ida, që ka sjellë reshje të dendura e përmbytje masive.

Teksa ka përshkuar territore të gjera të lindjes së vendit, duke nisur nga Luiziana ku shkaktoi dëme katastrofike, uragani ka thelluar në 25 bilancin e viktimave në New York dhe New Jersey.

Fuqia e erërave ka rënë, por sasia e reshjeve ka shënuar rekorde. Në një orë, niveli i ujit në New York arriti në 20 centimetra, duke përmbytur shumë rrugë.

Shumë drejtues automjetesh u gjendën të papërgatitur në një situatë të tillë, ndërsa gjetën mënyra nga më të ndryshmet për të shpëtuar.

Pjesa më e madhe e metrosë së New Yorkut ka pezulluar punën, pasi shumë stacione u përmbytën.

Ujërat përmbytën edhe katet e para të dhjetëra shtëpive. Ashtu si në Luiziana, edhe në New York e New Jersey, shkatërrimet e uraganit janë të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat