Spitalet amerikane çdo herë e më të mbushura me pacientë, por jo për shkak të koronavirusit

Amerika

Spitalet amerikane çdo herë e më të mbushura me pacientë, por jo për shkak të koronavirusit

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Edhe pse agjencia amerikane për kontrollin e barnave nuk e ka futur në listën e substancave të sigurta për mjekim kundër COVID-19, në Shtetet e Bashkuara çdo ditë e më shumë po raportohen raste të mbidozimit të qytetarëve me ilaçin Ivermetcin.

Siç raporton BBC, numri i recetave për këtë ilaç është rritur në më shumë se 88.000 në javë, e gjithçka kjo ka bërë që disa farmacist të raportojnë edhe për mungesë të këtij ilaçi.

Mjeku amerikan nga Oklahoma, në fund të fundit ka apeluar në opinion që të mos e marrin këtë ilaç që u jepet zakonisht kuajve (për heqjen e krimbave).

“Ky ilaç nuk është miratuar për përdorim kundër COVID-19, dhe për këtë pacientët çdo herë e më shumë kanë nevojë për ndihmë urgjente në spitalet e Oklahomas”, ka thënë Jason McKelly.

Dozat e vogla të Ivermetcin janë miratuar për përdorim tek njerëzit, por jo edhe kundër COVID-19.

“Duhet të keni dokument nga mjeku që ka një arsye pse e jep këtë ilaç. Mund të jetë shumë i rrezikshëm”, ka thënë McKelly për BBC.

Ai thotë se raste e mbidozimit me këtë ilaç kanë dhënë shtypje shtesë në sistemin shëndetësor, që tashmë është i mbingarkuar për shkak të numrit të madh të infektuarve me COVID-19.

Ivermectin përshkruhet zakonisht nga veterinerët, kurse në doza të vogla mund të përdorim për shërim edhe tek njerëzit.

“Nuk jeni kali apo lopë”, thuhet në kumtesën e FDA-së, duke paralajmëruar se marrja e dozave të mëdha “mund të shkaktojnë probleme serioze”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat