11 shtatori, ish-presidenti Bush paralajmëron: Të mbrohemi nga ekstremizmi i brendshëm

Amerika

11 shtatori, ish-presidenti Bush paralajmëron: Të mbrohemi nga ekstremizmi i brendshëm

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 21:08
George W. Bush

Ish-Presidenti George W. Bush foli në memorialin e 11 shtatorit në Shanksville, Pensilvani ku fluturimi me numër 93 i kompanisë United Airlines ra pasi pasagjerët u përleshën me terroristët.

Bush reflektoi mbi trimërinë e atyre udhëtarëve mes masakrës që po ndodhte në të gjithë vendin.

"Këtu, objektivat e synuar u bënë instrumentet e shpëtimit dhe shumë që tani janë gjallë i detyrohen një borxhi të madh, të pavetëdijshëm sakrificës dhe heroizmit që u shfaq në qiellin mbi këtë fushë", tha ai.

Bush foli për unitetin dhe heroizmin që ndodhi ditët pas sulmeve, pamjet e njerëzve që kapnin duart e njëri-tjetrit nën një kauzë; atë kundër terrorizmit.

Ai paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit, të huaj dhe vendas.

Bush tha se ka "pak dallim kulturor midis ekstremistëve të dhunshëm jashtë vendit dhe ekstremistëve të dhunshëm në vend."

"Ata janë fëmijë të së njëjtës frymë të keqe dhe është detyra jonë e vazhdueshme t’u vihemi përballë”, tha ai.

Bush gjithashtu përgëzoi veteranët e vendit dhe anëtarët e ushtrisë amerikane që kanë shërbyer që nga koha e sulmeve.

"Asgjë që ka pasuar, asgjë, nuk mund të njollosë nderin tuaj, ose të zvogëlojë arritjet e sakrificat tuaja. Për ju dhe të rënët e nderuar, vendi ynë është përgjithmonë mirënjohës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat