“Po digjesha e gjallë”, rrëfimi prekës i të mbijetuarës nga sulmet e 11 shtatorit

Amerika

“Po digjesha e gjallë”, rrëfimi prekës i të mbijetuarës nga sulmet e 11 shtatorit

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 21:22
Lauren Manning

Kanë kaluar 20 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, por për shumë të mbijetuar, dhimbja dhe trauma janë ende të papërpunuara.

Sipas medieve të huaja, disa mbetën me lëndime fizike që i ndryshuan jetën, derisa ende shumë njerëz luftojnë me mundimin mendor që iu shkaktuan nga ngjarjet e asaj dite.

Një nga të mbijetuarat që kishte pësuara lëndime të rënda, Lauren Manning, pësoi djegie në më shumë se 80 për qind të trupit të saj.

“Sipas çdo standardi mjekësor, unë mund të kisha vdekur”, thotë ajo për Sky News.

Lauren sapo kishte hyrë në Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë kur aeroplani i parë i rrëmbyer u përplas në ndërtesë, duke hedhur një top zjarri që godiste poshtë boshtit të ashensorit dhe në korridor.

“Kishte një tingull tepër të fortë, dhe një çast më vonë u përfshiva nga flakët”, thotë ajo.

“Dhimbja ishte e pallogaritshme, dërrmuese, duke depërtuar gjithnjë e më thellë”, potencoi e mbijetuara.

“Po digjesha e gjallë. Nuk ka fjalë të tjera për të”, thekson Lauren.

Derisa ajo luftonte kundër flakëve, ajo vrapoi jashtë dhe përtej një rruge para se të binte dhe të rrokulliset në një argjinaturë me bar, ku një burrë u përpoq ta ndihmonte.

“Unë nuk u rrëzova dhe nuk vdiqa në një grumbull flakësh – luftova kundër tyre”, thotë ajo.

“Unë po i bërtisja atij: ‘Më largo që këtu’”, u shpreh Lauren.

Lauren u dërgua me urgjencë në spital dhe përfundimisht u vendos në një gjendje kome, para se të transferohej në një qendër të specializuar të djegieve.

Gjatë tre muajve kur ajo ishte në gjendje kome, burri i saj Greg lexonte poezi nga Robert Burns dhe luante muzikë nga ditët e takimit të tyre.

Disa ditë pasi u zgjua nga koma, djali një vjeçar i Lauren, Tyler, e vizitoi atë për herë të parë që nga sulmi.

“Unë kisha shumë frikë se ai nuk do të më njihte”, thotë ajo.

Lauren kaloi më shumë se gjashtë muaj në spital, por shërimi i saj – i cili përfshinte disa operacione – zgjati gati 10 vjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat