Grabitje në mes të ditës, persona të armatosur futen në lokal dhe terrorizojnë klientët

Amerika

Grabitje në mes të ditës, persona të armatosur futen në lokal dhe terrorizojnë klientët

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 07:19
Incidenti ndodhi në qarkun Fairfax dhe e gjithë skena u filmua nga kamerat e sigurisë.

Një kafene në Los Angeles është grabitur nga disa persona, në një kohë kur godina ishte e frekuentuar nga klientë.

Incidenti ndodhi në qarkun Fairfax dhe e gjithë skena u filmua nga kamerat e sigurisë.

Grabitësit, të cilët të dy ishin të veshur me kapele, iu afruan dhe i drejtuan armët tre personave të ulur në tavolinë. Ata morën sendet e klientëve para se të iknin nga vendi i ngjarjes, sipas videos.

 

Klientët u tronditën nga ngjarja, ndërsa njëri shihet që i shtrin dorën hajdutëve të cilët i marrin orën.

Nuk raportohet për të lënduar.

"Ne jemi të shqetësuar nga kjo grabitje në mes të ditës e cila u filmua nga kamerat e sigurisë," tha shefi i Departamentit të Policisë në Los Angeles, Michel Moore në një njoftim për shtyp.

Të enjten, zyrtarët e LAPD identifikuan 23-vjeçarin Quioness Wilson si të dyshuar për grabitjen  dhe thanë se ai dyshohet se është përgjegjës për disa grabitje të tjera në Qarkun Fairfax, në qendër të Los Angeles dhe Hollywood.

Grabitësi tjetër i parë në videon e incidentit të së martës mbetet i paidentifikuar.

Pronari i kafenesë ia ka dërguar filmimet Fox News dhe ka thënë: "E di që kjo gjë mund të reflektoj negativisht për biznesin tim, por ama, heshtja nuk do të ndihmojë askënd”.

Autoritetet po kërkojnë ndihmën e publikut për të identifikuar dy personat e tjerë të lidhur me incidentin, si dhe grabitjet e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat