Momenti kur vrasësi e kupton në transmetim direkt se është gjetur trupi i viktimës

Amerika

Momenti kur vrasësi e kupton në transmetim direkt se është gjetur trupi i viktimës

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:20
Stephen McDaniel

Pamjet tmerruese më poshtë tregojnë momentin kur një vrasës zbuloi se trupi i viktimës së tij është gjetur.

Më 11 qershor të vitit 2011, Stephen McDaniel u fut vjedhurazi në apartamentin e Lauren.

Disa ditë më vonë, Lauren u raportua si e zhdukur nga miqtë e saj dhe familjarët, me Stephen, i cili ishte komshiu i saj, që u intervistua nga mediet, teksa gjoja ndihmonte në hetimet për ta gjetur vendndodhjen e saj.

Gjatë intervistës, Stephen foli për Lauren, duke thënë se ajo ishte një person i mirë dhe se të dy kishin shkuar në Universitetin e njejtë, ‘Mercer College’ në Gjorgja.

Në një pikë, ai madje sugjeroi se Lauren mund të jetë rrëmbyer derisa po vraponte, pasi kur ai dhe një prej shokëve të saj kishin kontrolluar apartamentin, u duk se asgjë nuk mungonte.

Mirëpo, gjërat morën një kthesë tjetër kur ai e humbi kontrollin pa pritur menjëherë pasi reporterja e pyet rreth një trupi të dyshuar që policia e ka gjetur në një parking makinash prapa shkollës së juridikut.

Stephe, i panikuar, i thotë gazetares: ”Mendoj se duhet të ulem.

Ai eventualisht rikthehet i përlotur, duke treguar sa rrallë e shihte Laurenin pasi ai po ndiqte orët ‘online’.

Sipas raporteve, pasi policia e kishte etiketuar Stephen si person të interesit, u kontrollua apartamenti i tij.

Gjatë kontrollit, policia gjeti pakon e sharrës që ai përdori për ta coptuar trupin e Lauren, derisa kishte edhe nje celës që të fuste në të gjitha dhomat e ndërtesës.

Policët gjashtu gjetën të brendshme të Lauren dhe disa shkrime që Stephen i kishte shkruar rreth torturave që u bënte grave.

Më 2014, Stephen eventualisht pranoi vrasjen brutale të Lauren dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat