Rreziku nga zjarret, pemët më të mëdha në botë mbështillen me letër alumini

Amerika

Rreziku nga zjarret, pemët më të mëdha në botë mbështillen me letër alumini

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 23:18
Foto

Zjarrfikësit po mbështjellin letër alumini, rezistente ndaj zjarrit, rreth pemëve të lashta, ndërsa flakët depërtojnë në Parkun Kombëtar Sequoia të Kalifornisë. Zyrtarët kanë frikë se zjarri mund të arrijë në Pyllin Gjigant, me disa prej pemëve më të mëdha në botë, brenda pak orësh.

Pylli strehon rreth 2,000 pemë, përfshirë gjeneralin Sherman, 835 metra, pema më e madhe sipas vëllimit në Tokë dhe e vjetër rreth 2.500 vjet. Ata kanë mbështjellë disa pemë, përfshirë Gjeneralin Sherman, me letër alumini për t’i mbrojtur.

“Është një zonë shumë domethënëse për shumë njerëz, kështu që shumë përpjekje të veçanta po bëhen për ta mbrojtur,” tha zëdhënësja e Parqeve Kombëtare të Sequoia dhe Kings Canyon, Rebecca Paterson për LA Times.

Sipas vëllimit, Gjeneral Sherman është pema më e madhe me kërcelle në Tokë dhe vlerësohet të jetë rreth 2,300 deri në 2,700 vjet e vjetër. Ekspertët thonë se pemët sekuia janë shumë rezistente ndaj zjarrit dhe kanë evoluar për t’i mbijetuar flakëve, shkruan BBC.

Të ndezur nga rrufeja, zjarret e Paradise dhe Colony po rriten nëpër shkurre të Sierra Nevada. Zjarret janë të fundit në verën e gjatë të zjarreve në Kaliforni. Më shumë se 7.400 zjarre ka pasur në shtet këtë vit, duke djegur më shumë se 2.2 milion hektarë. Ato besohet se janë nxitur nga temperaturat e larta dhe kushtet ekstreme të thatësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat