Me mijëra migrantët do të largohen nga Teksasi

Amerika

Me mijëra migrantët do të largohen nga Teksasi

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se kanë larguar një numër të migrantëve nga qyteti kufitar, Teksasi, kjo pasi javën e fundit pati një fluks të migrantëve nga Haiti.

Më shumë se 10,000 njerëz janë mbledhur nën një urë që lidh Teksasin me Ciudad Acuna të Meksikës.

Zyrtarët lokalë kanë luftuar për t’u siguruar atyre ushqim dhe gjëra për higjienë. Rreth 2,000 njerëz u zhvendosën në stacionet e migrimit të premten.

Qeveria amerikane thotë se planifikon t’i çojë emigrantët përsëri atje prej ku janë nisur. Fluturimet pritet të fillojnë nga e diela, SHBA-ja aktualisht është duke negociuar për kthimin migrantëve në vendet e tyre.

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, u dërgoi mbështetje migrantëve në rrjete sociale të shtunën, duke thënë se “tashmë janë marrë masa” për të mirëpritur ata që kthehen, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat