SHBA lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt

Amerika

SHBA lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

SHBA planifikon të lehtësojë kufizimet e udhëtimit për të gjithë vizitorët e huaj plotësisht të vaksinuar duke filluar nga nëntori, tha Shtëpia e Bardhë duke lehtësuar kështu një pjesë të ndalimeve që kishin filluar të shkaktonin irritim në Evropë, sipas CNN.

”Rregullat e reja do të kërkojnë që të gjithë shtetasit e huaj që mbërrijnë në SHBA të tregojnë prova se janë vaksinuar plotësisht”, tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Jeff Zients.

Ai tha se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në fillim të nëntorit, një afat kohor që do t’u japë agjencive dhe linjave ajrore kohë për t’u përgatitur. Heqja e kufizimeve të përgjithshme për udhëtimet në Shtetet e Bashkuara nga vende të caktuara do të vijë si një lajm i mirëpritur për mijëra shtetas të huaj me familje në SHBA, të cilët kanë qenë të ndarë për pothuajse gjatë gjithë pandemisë.

Ndalimet e udhëtimit në SHBA u vendosën për herë të parë në ditët e para të pandemisë, kur ish-presidenti Donald Trump kufizoi udhëtimet nga Kina, në janar 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat