Skena të vështira në aeroportin e Haitit prej migrantëve që u kthyen nga SHBA-ja

Amerika

Skena të vështira në aeroportin e Haitit prej migrantëve që u kthyen nga SHBA-ja

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 21:40
Haiti

Skena të ashpra janë parë në aeroportin kryesor të Haitit pasi u kthyen migrantët që janë refuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Të martën, migrantët në aeroportin Port-au-Prince kanë bërë vrull që sërish të kthehen dhe të qëndrojnë në aeroplanin me të cilin janë kthyer në vendlindje.

Vikendin e kaluar, SHBA-ja kishte vendosur që të largonte migrantët që ishin në kufirin me Teksasin.

Rreth 13 mijë migrantë nga Haiti kanë hyrë në Teksas nga Ciudad Acuna i Meksikës, shkruan BBC.

Haitianët kishin thënë se janë larguar nga vendi i tyre sepse atje nuk ka një të ardhme të sigurt për ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat