Në SHBA vritet një adoleshent dhe plagoset një tjetër

Amerika

Në SHBA vritet një adoleshent dhe plagoset një tjetër

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Dy adoleshentë janë viktimat e një sulmi me armë zjarri në SHBA, ndërkohë që po prisnin autobusin e shkollës.

Si pasojë e sulmit, bëhet me dije se një prej tyre ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Louisville në Kentucky.

Fëmijët ishin duke pritur në një ndalesë në lagjen Russell rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale kur një makinë që kalonte hapi zjarr mbi ta.

Një djalë u vra ndërsa një tjetër është plagosur fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat