Pelosi optimiste për miratimin e projektiligjit për infrastrukturën

Amerika

Pelosi optimiste për miratimin e projektiligjit për infrastrukturën

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 20:05
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, shprehu besim të dielën se projektligji për infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh do të miratohet këtë javë, por tha se nuk mund ta paraqesë atë për votim të hënën, siç kishte premtuar më parë.

Në një intervistë për kanalin ABC, zonja Pelosi tha gjithashtu se vlera përfundimtare e një projekligji më të madh të Presidentit Joe Biden prej 3.5 trilionë dollarësh që përfshin shpenzime sociale mund të jetë më e vogël.

"Më lejoni të them vetëm se do ta miratojmë projektligjin këtë javë," tha zonja Pelosi, duke iu referuar kështu një pakete më të vogël që do të ndihmojë në financimin e rrugëve, urave, aeroporteve, shkollave dhe projekteve të tjera të ndërtimit. Senati e miratoi atë projekligj me mbështetje dypartiake më 10 gusht.

Por ajo tha se paketa mund të mos paraqitej për votim të hënën, i cili ishte afati kohor që ajo u tha gazetarëve të premten.

Demokratët nuk kanë arritur të arrijnë konsensus për dy projekligjet që janë të rëndësishme për suksesin e axhendës ekonomike të Presidentit Biden. Demokratët e moderuar janë në kundërshtim me anëtarët më progresistë për vlerën e projektligjit prej 3.5 trilionë dollarësh./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat