Ana e errët e Nju Jorkut

Amerika

Ana e errët e Nju Jorkut

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 07:24
Nju Jorku

Ai njihet si metropol i botës. Nju Jorkun shumë e ëndërrojnë, por ai nuk është me shkëlqimin që mendojmë. Panorama po bëhet akoma më shqetësuese! Disa duke sulmuar qytetarët, disa duke u droguar në mes të rrugës në mes të ditës dhe krimi që sipas policisë është rritur 41% nga viti i kaluar.

Papunësia po bëhet një problem i mprehtë social.

Fotografitë e marra nga Mail Online tregojnë një burrë me atë që duket të jetë shiringë në dorën e tij, dhe një tjetër të rrëzuar në një karrige me rrota.

Image

Fqinjët thonë se prania e policisë mbetet e pakët, dhe kryetari në largim Bill de Blasio është kritikuar se nuk ka punuar për të hequr drogën nga rrugët.

Krimi në Qarkun Midtown South, është rritur 41 përqind këtë vit deri më 19 Shtator në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020, sipas të dhënave të krimit të NYPD.

Rritjet më shqetësuese janë në numrin e grabitjeve – të cilat u rritën 189 përqind nga 97 në 280 – dhe sulmet kriminale – të cilat u rritën 151 përqind nga 131 në 329.

Image

Numri i viktimave si pasojë e të shtënave u rrit nga një në 10 dhe krimet e urrejtjes janë rritur nga 3 në 27.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat