Shkon mbi 687 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 687 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Ka shkuar mbi 687 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 646 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave nga Covid-19 shkoi në 687 mijë e 752.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,94 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,67 milionë raste të konfirmuara dhe 68.585 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat