Prishet ashensori, mbi 30 minatorë të bllokuar kanadezë bënë një “ngjitje vertikale” që zgjati rreth 10 orë

Amerika

Prishet ashensori, mbi 30 minatorë të bllokuar kanadezë bënë një “ngjitje vertikale” që zgjati rreth 10 orë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 14:21
Foto

Tridhjetë e nëntë minatorë u përballën me një ngjitje vertikale 10-orëshe pasi u bllokuan thellë nën tokë në lindje të Kanadasë.

Sipas mediave të huaja, ata u bllokuan nën minierën Totten në Sudbury, Ontario, të dielën pasi u dëmtua sistemi i ashensorit.

Thuhet se minatorët ishin të palënduar, me qasje në ushqim dhe ujë.

Përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar të hënën dhe minatorët e rraskapitur po përdornin parzmore për t’i mbajtur ata në shkallët për ngjitjen 1 km (0.6 milje).

Shawn Rideout, oficeri kryesor i shpëtimit të minerave nga Ontario Mine Rescue, i tha gazetës Toronto Star se punëtorët kishin qenë tashmë atje për më shumë se 35 orë para fillimit të ngjitjes së tyre.

Ai tha se ngjitja mund të zgjasë deri në 10 orë, por kishte ndalesa pushimi çdo 100 metra nëse ata kishin nevojë për të bërë një pushim.

“Të gjithë janë të sigurt, të gjithë janë në gjendje të mirë, ne nuk kemi raportuar lëndime. Plani ynë është t’i nxjerrim ata në sipërfaqe në të njëjtën formë”, tha ai.

Minatorët gjithashtu kanë qenë në gjendje të flasin me familjet e tyre në telefon.

Sistemi i ashensorit u bë i papërdorshëm të Dielën pasi një “kovë” e rëndë u përplas në të dhe bllokoi boshtin.

Miniera Totten drejtohet nga firma braziliane Vale dhe punëson rreth 200 persona për të prodhuar bakër, nikel dhe metale të çmuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat