Protesta në Brazil kërkohet largimi i Bolsonaros

Amerika

Protesta në Brazil kërkohet largimi i Bolsonaros

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:53
Protesta

Mijëra njerëz në Brazil i kanë mbushur rrugët e qyteteve duke protestuar sërish kundër presidentit Jair Bolsonaro.

Këto protesta po mbahen një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe janë organizuar nga partitë opozitare dhe nga sindikatat,

Bolsonaro sipas sondazheve është duke humbur shumë votues. Disa brazilianë janë zhgënjyer nga presidenti pasi thonë se nuk e menaxhoi si duhet pandeminë, pasi rreth 600 mijë njerëz vdiqën nga COVID-19.

Protesta pati në 160 shtete të vendit të dielën, në disa fotografi shihet se protestuesit mbanin pankarta me përmbajtje për largimin e Bolsonaros, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat