Momenti kur shpërthejnë të shtënat mes dy bandave rivale në rrugët e Bronxit

Amerika

Momenti kur shpërthejnë të shtënat mes dy bandave rivale në rrugët e Bronxit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 13:57
Foto

Të shtëna armësh si në perëndimin e egër kanë ndodhur gjatë të martës mbrëma në rrugës e Bronxit, e kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës ku me lejen e policisë së New Yorkut janë publikuar.

Videoja shfaq shtatë anëtarë të një bande me revole në duar duke shtënë në drejtimin e kundër të rrugës – ku ishin anëtarët e një bande tjetër rivale..

Është interesant sesi dhjetëra plumba janë shkrepur në mes të rrugës dhe nuk raportohet për asnjë të lënduar, pavarësisht që gjykuar nga pamjet dukej sikur shumë prej tyre janë plagosur.

Muajve të fundit në rrugët e New Yorkut është rritur përqindja e krimit, ku gjatë një nate raportohen dhjetëra raste ku ka pasur të shtëna armësh.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat