Të shtëna në një shkollë të Teksasit, raportohet për katër të lënduar

Amerika

Të shtëna në një shkollë të Teksasit, raportohet për katër të lënduar

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:00
Foto

Katër persona pësuan lëndime nga të shtënat në Shkollën e Mesme Timberview në Arlington të Teksasit, ka deklaruar Ndihmës Shefi i Policisë në Arlington, Kevin Kolbye, gjatë një konference për shtyp.

Sipas CNN, Kolbye tha se policia pranoi një telefonatë në orën 9:15 të mëngjesit (koha lokale) se kishte të shtëna në katin e dytë të shkollës.

Si pasojë e këtij incidenti, katër persona u lënduan, një pësoi lëndime të lehta dhe tre u dërguan në spital.

Kolbye ka potencuar gjithashtu se e shtëna “nuk është një akt dhune i rastësishëm”.

“Nuk është dikush që sulmon shkollat tona. Ky është një student, ne besojmë tani, paraprakisht, se ishte një student që u përlesh dhe nxori armën”, ka shtuar Kolbye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat