Dënohet me 160 vjet burgim 25-vjeçari që vrau tri gra para 5 vitesh

Amerika

Dënohet me 160 vjet burgim 25-vjeçari që vrau tri gra para 5 vitesh

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:15
Khail Wheeler-Weaver

Një burrë nga New Jersey që vrau tri gra, pesë vite më parë, është dënuar sot me 160 vjet burgim.

Khail Wheeler-Weaver, 25-vjeçar është deklaruar i pafajshëm gjatë seancës në gjykatë.

Ai u dënua me 160 vjet burgim për tri vrasje, një vrasje në tentativë, ndërsa akuzat e tjera kishin të bëjnë me kidnapim, zjarrvënie e rëndë dhe përdhosje e mbetjeve njerëzore.

Weaver dyshohet se si 20-vjeçar, përmes aplikacioneve, krijonte lidhje me gra, të cilat i shfrytëzonte për marrëdhënie seksuale dhe më pas i vriste.

Trupat e tri grave që u vranë janë gjetur në vitin 2016 në New Yersey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat