Dy mbështetës të ish-Presidentit Trump marrin kërkesa për të dëshmuar në Kongres

Amerika

Dy mbështetës të ish-Presidentit Trump marrin kërkesa për të dëshmuar në Kongres

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 22:40
Kaosi në Kapitol

Një Komision i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit tha të enjten se u ka dërguar kërkesa ligjore për të dhënë dëshmi dhe dokumente dy mbështetësve të ish-Presidentit Trump.

Këto janë kërkesat më të fundit të dërguara nga Komisioni që po drejton hetimin mbi sulmin në Kapitol, në të cilin humbën jetën disa njerëz dhedetyruan nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence dhe ligjvënësit të largoheshin me shpejtësi nga salla, ku pritej të çertifikohej fitorja e zotit Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2020.

Kërkesat ligjore për dëshmi u dërguan për Ali Abdul Akbarin, i njohur gjithashtu si Ali Alexander, dhe Nathan Martinin, të cilët janë të lidhur me lejen e kërkuar për tubimin e 6 janarit. Atyre u është kërkuar që të dorëzojnë dokumente dhe dëshmi për veprimet e tyre dhe të lëvizjes “Stop the Steal LLC” (Ndaloni Vjedhjen), një organizatë e lidhur me tubimin.

Alexander është një aktivist i së djathtës ekstreme që ndihmoi në organizimin e lëvizjes "Stop the Steal", e cila ka kundërshtuar humbjen e zotit Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Martin është anëtar i këshillit të qytetit Shelbi në Ohajo.

Qindra mbështetës të ish-presidentit Trump hynë me dhunë në Kapitol më 6 janar dhe u përpoqën të përmbysnin humbjen e tij, duke ndërprerë përkohësisht çertifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat