Llirohen 126 migrantë nga një kontejner i braktisur

Amerika

Llirohen 126 migrantë nga një kontejner i braktisur

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:45
Guatemala

Policia në Guatemala ka shpëtuar 126 migrantë që ishin braktisur brenda një kontejneri, anash një rruge, raporton BBC.

Ata u gjetën mes qyteteve Nueva Concepcion dhe Cocales, pasi banorët lokalë raportuan se dëgjuan britma brenda kontejnerit.

Autoritetet besojnë se ata u braktisën nga trafikuesit të cilët i kishin paguar për t’i dërguar në SHBA nëpërmjet Meksikës.

Më tepër se 100 migrantë janë nga Haiti, ndërsa ka edhe nga Nepali e Gana.

“Ne dëgjuam britma dhe trokitje nga brenda kontejnerit. Hapëm derën dhe gjetëm brenda 126 persona të padokumentuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Policët u dhanë migrantëve ndihmën e parë para se t’i dërgonin në strehimore të drejtuar nga Instituti i Guatemalas për Migracion.

Zëdhënësja për migrim në Guatemala, Alejandra Mena, ka thënë se migrantët arritën në Honduras dhe nga atje nisën rrugën për në SHBA.

Ata do t’u dorëzohen auriteteve të Hondurasit.

Ky zbulim vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet meksikane ndaluan 652 migrantë, përfshirë 350 fëmijë, që ishin futur brenda tre kamionëve dhe ishin afër kufirit jugor me SHBA-në.

Ushtarët kontrolluan kamionët në Tamaulipas, pasi dëgjuan zëra brenda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat