Djali i ish ministrit të Mbrojtjes blen vilë luksoze prej 21 milionë dollarëve në Kaliforni

Amerika

Djali i ish ministrit të Mbrojtjes blen vilë luksoze prej 21 milionë dollarëve në Kaliforni

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 13:10
Villa

Daud Vardak, biznesmeni afgan dhe njëherit i biri i ish-ministrit afgan të Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, ka blerë vilë luksoze prej 20.9 milionë dollarëve në Beverly Hills të Kalifornisë.

Siç raporton Yahoo.com, përvet pronës së lartpërmendur, Daud është pronar i një apartamenti luksoz në Miami Beach që i ka kushtuar 5.2 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Shtëpinë në Beverly Hills e ka projektuar kompania lokale arkitektonike “Woods + Dangaran”, që e ndërtoi këtë vit në një hapësirë prej 9.000 metra katrorë.

Shtëpia e re ka muret e xhamit, ka pesë dhoma gjumi dhe shtatë tualete, enterieri është i punuar më finesë. Vetëm disa metra larg shtëpisë është e ndërtuar edhe pishina gjigante.

Vardak ka prejardhje pashtune, i lindur në Afganistan në vitin 1977, kurse në SHBA shkoi si refugjat. Për punët e tij dihet shumë, por një sërë raportimet tregojnë që është president i kompanisë AD Capital Group me seli në Miami.

Vëllai i tij i madh Hamed Vardak, që u diplomua në universitetin e Goergetown, gjithashtu është i suksesshëm në botën e biznesit dhe ka në pronësi kompaninë transportuese NCL Holdings.

Ndryshe, Abdul Rahim Vardak gjatë periudhës 2004-2015 ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeverinë afgane që u përkrah nga Shtetet e Bashkuara.

Ai kishte rol të rëndësishëm në themelimin e ushtrisë nacionale të Afganistanit (ANA), që “ra” në gusht të këtij viti, pas ardhjes në pushtet të talebanëve që morën nën kontroll këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat