Pelosi nderohet nga Asambleja Parlamentare e NATO-s

Amerika

Pelosi nderohet nga Asambleja Parlamentare e NATO-s

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 19:00
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi u nderua me çmimin Gratë për Paqe dhe Siguri nga Asambleja Parlamentare e NATO-s të hënën.

Gjatë një fjalimi pas pranimit të çmimit në seancën plenare në Lisbonë, zonja Pelosi tha se prania e NATO-s në Afganistan siguroi që një "brez i tërë" grash dhe vajzash të arsimoheshin.

"Ne nuk mund ta lëmë këtë arritje të shuhet. Ne duhet ta mbajmë vëmendjen tonë atje, t'i mbajmë këto gra pranë zemrave tona," tha ajo.

"Nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Ka të bëjë me sigurinë në botë", tha zonja Pelosi.

Asambleja e 67 -të Parlamentare e NATO -s, e cila filloi të premten, ka mbledhur ligjvënës nga 30 shtetet anëtare të NATO -s për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë.

Zonja Pelosi pritej të takohej me zyrtarët portugezë më vonë të hënën./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat