Presidenti brazilian bllokon shpërndarjen pa pagesë higjienike

Amerika

Presidenti brazilian bllokon shpërndarjen pa pagesë higjienike

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Jair Bolsonaro ka vënë veto duke bllokuar shpërndarjen pa pagesë të produkteve higjienike për vajzat dhe gratë që nuk mund t’i përballojnë financiarisht në Brazil, ku për shkak të varfërisë çdo e katërta vajzë detyrohet të mos shkojë në shkollë gjatë ciklit menstrual në mungesë të vatave higjienike.

Tabata Amaral nga Partia Demokratike e Punës dhe njëherit njëra prej ligjvënësve, thotë se presidenti me këtë vendim ka treguar “se nuk është i interesuar të kujdeset për kategorinë që janë të prekura më së shumti”.

“Bolsonaro po thotë se ky projekt nuk është në interesin publik. Them se është kundër interesit publik, që ato vajza brenda një viti humbin gjashtë javë mësim për shkak të ciklit menstrual”, ka thënë Amaral për Guardian.

Fondi për fëmijë i UNICEF pranë Kombeve të Bashkuara, në maj të këtij viti në një raport ka bërë të ditur se 713.000 vajza në Brazil jetojnë pothuajse më shumë pak ushqim, derisa rreth 4 milionë tjera nuk kanë hapësira adekuate higjienike nëpër shkolla, përfshirë sapunin apo vatat higjienike, e 200.000 shkolla nuk kanë fare tualete. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat