Ish-presidenti George Bush flet për herë të parë mbi marrëdhënien e tij me Michelle Obama

Amerika

Ish-presidenti George Bush flet për herë të parë mbi marrëdhënien e tij me Michelle Obama

Më: 4 mars 2017 Në ora: 09:05
George W Bush dhe Michelle Obama

Ish-presidenti amerikan George W Bush ka folur për herë ta parë në lidhje me marrëdhënien e tij me Michelle Obaman dhe për afeksionin që ka për ish-Zonjën e Parë të SHBA-së.

 Duke folur në një intervistë televizive, Bush tha se ndihet tepër i afërt me ish-Zonjën e Parë dhe se ajo arrin të kuptojë sensin e tij, ndryshe nga të tjerët.

"Ajo e pëlqen sensin tim të humorit dhe  cdokush që pëlqen shakatë e mia është automatikisht miku im”, tha ish-presidenti.  

Dyshja janë fotografuar duke u përqafuar dhe duke u kapur për dore në një numër të madh eventesh gjatë viteve të fundit, shkruan “NBC NeWs”.

Vitin e kaluar, një foto ku Michele dhe Bush shiheshin në një “përqafim të ngrohtë”, në Muzeun Kombëtar të Historisë bëri bujë në internet, duke i befasuar të gjithë me miqësinë e tyre të ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat