Ish shefi i CIA-s mohon akuzat e Trump për përgjimet

Amerika

Ish shefi i CIA-s mohon akuzat e Trump për përgjimet

Më: 5 mars 2017 Në ora: 17:36
Donald Trump

Drejtori i inteligjencës kombëtare në kohën e zgjedhjeve të SHBA, ka mohuar se ka pasur ndonjë përgjim ndaj Donald Trump ose fushatës së tij.

James Clapper,   i tha NBC-së se asnjë vendim i gjykatës nuk ka urdhëruar monitorimin e ‘Trump Tower’ në Nju Jork.

Trump ka akuzuar presidentin Barack Obama, për urdhërimin e  përgjimeve të telefonave të tij, por nuk ka ofruar asnjë provë.

Trump thotë se një hetim për ndërhyrjet e dyshuara ruse, duhet të hetojë abuzimin e mundshëm të pushtetit ekzekutiv.

Image
James Clapper ka qenë drejtor i inteligjencës kombëtare deri sa Z. Trump mori detyrën
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat