Aksident në Panama, vdesin 18 persona

Amerika

Aksident në Panama, vdesin 18 persona

Më: 6 mars 2017 Në ora: 09:22
Pamje nga aksidenti në Panama

Një autobus që transportonte punëtorë të një ferme  është aksidentuar në jugperëndim të kryeqytetit të Panamasë, duke shkaktuar 18 të vdekur dhe duke plagosur 37 të tjerë.

Aksidentit gjatë të cilit mjeti doli nga autostrada dhe përfundoi në një luginë të thellë  ndodhi rreth 170 kilometra nga Panama City.

Zyrtarët nuk dhanë asnjë informacion mbi shkaktarët e aksidentit, raportojnë mediat e huaja.

“Gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy vdiqën më vonë në spital. Një person tjetër është  në gjendje kritike”, ka thënë drejtori i Mbrojtjes Civile Jose Donderis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat