lha da Queimada Grande në Brazil, vendi më i rrezikshëm për tu vizituar

Amerika

lha da Queimada Grande në Brazil, vendi më i rrezikshëm për tu vizituar

Më: 6 mars 2017 Në ora: 14:16
lha da Queimada Grande

Planeti ynë është një vend emocionues, interesant, i bukur i cili kurrë nuk pushon të na befasojë.

Është shtëpi e maleve madhështore, vullkaneve të mrekullueshme, lumenjve madhështorë, shkretëtira pafund, dhe shumë më tepër.

Megjithatë, pa marrë parasysh sa i bukur është planeti ynë, ne nuk duhet të harrojmë se sa e rrezikshme mund të jetë natyra në disa vende të botës.

 Një ndër vendet e rrezikshme për tu vizituar është dhe lha da Queimada Grande ,Snake Island, Brazil.

I fshehur diku në brigjet e Brazilit, ky ishull është i njohur gjerësisht si vendi më i rrezikshëm në planet.

Arsyeja për këtë është mjaft e thjeshtë – ky vend është plotë me gjarpërinj më të helmët në botë. Hulumtuesit vlerësojnë se rreth pesë gjarpërinj për metër katror jetojnë në ishull.

Ka tregime që shumë njerëz janë dorëzuar përpara këtyre grabitqarëve vdekjeprurës.

Megjithatë turistët kurioz dhe guximtar vazhdojnë ta vizitojnë vendin e rrezikshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat