“Dekreti i ri i Trump edhe më tej është anti-mysliman”

Amerika

“Dekreti i ri i Trump edhe më tej është anti-mysliman”

Më: 6 mars 2017 Në ora: 20:43
Presidenti amerikan Donald Trump

Organizata amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ACLU, ka vlerësuar se urdhëresa e re për ndalesën e hyrjes në SHBA, të cilën e ka nënshkruar presidenti amerikan Donald Trump edhe më tej është anti-myslimane.

Sipas kësaj organizate, teksti i ri përmban të njëjtat “gabime fatale” sikur edhe në të kaluarin.

“Mënyra e vetme që të përmirësohet ndalesa e hyrjes për myslimanët (në territorin e SHBA-ve) është që të mos ketë një ndalesë të tillë”, ka shkruar në kumtesë drejtori i Unionit amerikan për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve (ACLU) për të drejtat e emigrantëve, Omar Jadwat.

Me urdhëresën e re të presidentit Trump do të parandalohet përkohësisht për 90 ditë hyrja në SHBA për qytetarët e gjashtë shteteve myslimane, të cilave u nevojiten vizat.

Në këtë listë përjashtim bën Iraku, derisa ndalesa për hyrje në SHBA mbetet e pandryshuar nga urdhëresa e parë për shtetasi e Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.

Ndryshe, urdhri i ri do të hyjë në fuqi në dhjetë ditët e ardhshme dhe jo menjëherë sikur që ndodhi me urdhrin e parë, i cili krijoi probleme për mijëra njerëz që kishin viza të rregullta amerikane.

Në urdhëresën e re nuk do të përfshihen personat që kanë kartën e gjelbër, po ashtu nuk përmendet as ndarja religjioze, derisa në urdhëresën e kaluar përmendej se përparësi në krahasim me të tjerët para ardhjes për në SHBA kanë të krishterët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat