Trump s'ka vendosur ende për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Amerika

Trump s'ka vendosur ende për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Më: 6 mars 2017 Në ora: 23:52
Presidenti amerikan Donald Trump

Administrata e re amerikane është ende e paqartë mbi pozicionimin e saj për çështjen e marrëveshjes bërthamore iraniane, të kritikuar fuqishëm nga Donald Trump gjatë fushatës së tij, deklaroi sot kreu i IAEA-së, Yukiya Amano.

“Administrata e re amerikane sapo ka filluar nga puna dhe është duke studiuar këtë dosje”, deklaroi për median diplomati japonez në përfundim të një mbledhje të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë.

“Është ende shumë herët që ata të shprehen”, theksoi Amano, pesë ditë pas një takimi në Uashington me shefin amerikan të diplomacisë, Rex Tillerson.

Gjatë fushatës së tij, Trump kishte premtuar se do të shpërbënte marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015 mes Teheranit dhe fuqive të mëdha (SHBA, Kinë, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat